Prej ditësh në Francë po protestohet kundër rritjes së çmimit të karburantit, por ajo çfarë tërhoqi vëmendje nga shqiptaërt ishte pikërisht flamuri kombëtar, është parë të valvitet në protestë.
Në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale shihet një nga protestuesit ‘jelek verdhë’ i cili mban në duar flamurin kuq e zi.
Protestat në Francë po zhvillohen për shkak se çmimi i karburantit është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro, më e larta që prej viteve 2000.