Parashikimi/ Do jetojmë stinën më të nxehtë në 150 vite


Bota gjendet në mes të atij që duket se do të jetë 10-vjeçari më i nxehtë I globit që nga vitit 1850. Është ky informacioni që jep shërbimi meteorologjik britani, publikuar nga BBC.

Pritet që temperaturat për 5 vjeçarin e ardhshëm të rriten me 1 rreth gradë, krahasuar me periudhën paraindustriale. (1850)

Ky shihet si një problem kritik për ndryshimet klimaterike. Nëse të dhënat do t’ju përgjigjen parashikimeve, periudha 2014-2023 do të jetë më e nxehta në 150 vitet e fundit.

“Në thjesht bëmë parashikimin e këtij viti dhe duket se deri në vitin 2023 do të kemi një rritje të shpejtë të ngrohjes globale,” tha për BBC Prof.Adam Scaife.

Skuadra e stduiesve thotë se janë mjaft të sigurt në përfundimin e tyre nisur edhe nga përvojat e mëparshme. Po e njëjta skuadër parashikoi ngrohjen e shpejtë në vitin 2013 apo edhe fenomene të tjera.