PAMJE SHOKUESE/ Policia nxjerr me dhunë nga treni emigranten shtatzënë(Video)


Pamjet e kësaj video kanë bërë xhiron e rrjetit në pak orë që pas publikimit të tyre, duke shkaktuar reagim të ashpër pasi policia franceze duket duke nxjerrë jashtë një treni një emigrante shtatzënë.

Gruaja sic e shihni edhe në video, ku dëgjohen britma e protestë, kapet nga agjentët prej duarsh e këmbësh. Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Nice Matin”, emigrantja udhëtonte me familjen e saj me trenin e nisur nga Ventimiglia në Itali, por u detyrua të zbriste përpara kohe në Mentone.

“Duhet të zbrisni, urgjentisht!”, ulërisnin agjentët në videon e publikuar, ndaj një mashkulli që iu kundërpërgjigj në anglisht:

“Përse po më arrestoni? Jam me gruan shtatzënë”.

Bashkëshorti i shtatzënës kishte refuzuar t’i tregonte dokumentet agjentëve, të cilët vendosën ta zbrisnin atë familjarisht. Por situata degjeneroi në një sherr mes tij dhe atyre. “Mos e prekni gruan time, është shtatzënë”, ulëriste ai.