Pagat në Gjermani, nga 3,173 deri në 4,013 euro


Të ardhurat reale në Gjermani u rritën me 1.5 për qind në tremujorin e tretë, rritja më e lartë në dy vjet, sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Statistikor në Gjermani, shkruanalbinfo.ch.

Në të njëjtën kohë, të ardhurat nominale u rritën me 3.6 për qind në periudhën korrik-shtator, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, rritja më e madhe që nga tremujori i dytë 2011, raportoi Reuters, përcjell albinfo.ch.

Çmimet e konsumit u rritën me 2.1% gjatë vitit të kaluar. Paga mesatare bruto në Gjermaninë Perëndimore është 4,013 euro në muaj, dhe në pjesën lindore të vendit 3,173 euro.

Rritja më e madhe e pagave u regjistruan në sektorin e pasurive të paluajtshme, kulturore dhe argëtuese, ndërsa të ardhurat në arsim dhe disa sektorë të tjerë të shërbimeve mbetën prapa mesatares.

“Bundesbank” javën e kaluar ka reduktuar parashikimin e rritjes së Gjermanisë për këtë vit në 1.5 për qind, nga 2.0 për qind dhe vitin e ardhshëm në 1.6 për qind nga 1.9 për qind.