Pa pikë grimi dhe me barkun e fryrë, ja si duket Almeda në ditët e fundit të shtatzënisë


Ish-missi shqiptar, Almeda Abazi, dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayışman siç dihet janë në pritje të fëmijës së parë, i cili është një djalë. Almeda ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale ku ka publikuar vazhdimisht foto nga kjo periudhë e jetës së saj.

Moderatorja është në fund të pritjes së ëmbël dhe pritet që shumë shpejt ajo të mbajë në krahë djalin e saj.

Së fundmi, Almeda ka publikuar një foto në ‘Instastory’, ku tregon barkun e saj të fryrë pak para ardhjes në jetë të bebit. Në foto Almeda shfaqet pa grim në fytyrë dhe pranë fotos ka shkruar se ndihet e bekuar.