Protesta e studentëve vijon të jetë një nga temat më të diskutuara edhe pasmë shumë se dy javë protesta. Gjatë emisionin të Artur Zhejit, pati një debat të fortë mes studentes Gresa Hasa dhe gazetarit, Bejdo Malo.
Pjesë nga debati:
Hasa: Vazhdimisht vë re një lloj tentative.Malo: Qori është kryetari.
Hasa: O zotëri a mund të ndalosh?! Sa herë marr fjalën. Nuk është Arlind Qori. Nuk ka kryetar Lëvizja për Universitetin. Ka një lloj tentative për të demonizuar lëvizjen në vetvete dhe kjo vjen për dy arsye ose një dashakeqësi. Lëvizja ka 4 vite që proteston kundër ligjit të arsimit të lartë. E para është një lloj dashakeqësie. Kaq e vështirë është për një burrë si puna jote që të mbyllësh gojën?
Malo: Doktrinimi është një gjë e rëndë.
Hasa: Ose ka një dashakeqësi kundrejt këtij grupimistudentësh. Organizimi ka qenë sistematik. Bëhet fjalë për një lëvizje që kaqenë në pararojë. Ka katër vite që protestohet në mënyrë sistematike. Ose vjen nga një injo rancë e tejskajshme.