Pasi organizoi protestën me shqiptarët e diasporës para kryeministrisë në Tiranë, Genc Sejko është rikthyer sërish në Londër, madje para ndërrimit të viteve.
Pas një jave qëndrimi në kryeqytetin shqiptar, Sejko shkruan se u largua me bindjen se Shqipëria bëhet, ndërsa paralajmëron se një betejë e fortë po vjen…
“Pas një jave në Tiranë u ktheva në Londër me bindjen e plotë se Shqipëria BËHET.
Takova shumë shpirtra të lirë por qëndrestarë të fortë. Njerëz me vizion të qartë për një Shqipëri më të mirë. Të rinj shpresë shumë me një pjekuri përtej moshës së tyre. Mbaroni gjelin dhe bëhuni gati, sepse na pret një betejë e fortë”, shkruan Sejko në rrjetet sociale.