“Oh nënë moj nëne! Ishin yje!” Dëshmia rrëqethëse për aksidentin me 3 viktima që po ktheheshin nga dasma (Video)


Fshatarët e Varibop janë bërë dëshmitarë të aksidentit tragjik të shënuar në aksin Levan- Tepelenë.
Shoferi që ndërroi jetë është Fiksnik Murataj, bashkë me vëllain e tij dhe gruan.

Ata ishin në një dasëm, dhe po ktheheshin drejt shtëpisë në fshatin Kutë të Mallakastrës.

Në një prononcim për “Ora News” njëri nga fshatarët nuk i mban dot lotët kur kujton skenën.

“Makina ka ardhur nga Fieri. Bashkëfshatari im i pa atë vajzën dhe e nxori. Oh nënë moj nëne! Oh Zot! Ishin yje!””, shprehet ai.