Lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Muhamet Liko, ishte i trishtë për të gjithë. Ai u nda nga jeta në moshën 65 vjeçare pas një sëmundje në zemër, ndërsa ndodhej në Itali për mjekim.
E bija e Metit, siç të gjithë e njohin, ka shkruar një mesazh në profilin e saj të Facebook, ndërsa me dhimbje të madhe i dedikon të atit disa fjalë…
“O jeta ime, o Dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me heImove zemrën, me morre jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë . Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjelli im”, është ky mesazhi i dhimbshëm që e bija ka lënë.
Ndërkohë sot pranë fotografisë së tij në hyrje të teatrit, janë vendosur lule dhe shiriti i zisë.