Mercy Alvarez nga Miami i Shteteve të Bashkuara, ka shprehur shqetësimin e saj, pasi ia shoqëruan të birin shtatëvjeçar, të prangosur në polici.
Mësohet se fëmija kishte goditur mësuesin dhe zyrtarët e shkollës ftuan menjëherë forcat e rendit, gjë që u konsiderua si e ekzagjeruar nga nëna e nxënësit, transmeton Telegrafi.
“Është e tepërt, duhet të ketë forma tjera ndëshkimi. Ky është abuzim policor, ndaj fëmijës që po iu bindet i qetë urdhrave të polices”, ka shkruar mes tjerash Alvez.
Nëna është ankuar se i biri saj mund të ketë kriza nervore, meqë u trajtua sikur të jetë ndonjë kriminel i rrezikshëm për rrethin.