Numri dy i Aleancës së Atlantikut të Veriut vlerëson Tiranën. E pranishme në vendin tonë për një vizitë zyrtare ku është pritur me autoritetet më të larta, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s Rose Gottemoeller ka publikuar një foto ku shihet pamja e bukur e sheshit “Skënderbej” të transformuar tërësisht si dhe atmosfera festive që ekziston në kryeqytet.
“Shumë e lumtur që jam në Tiranë: foto e mrekullueshme nga Sheshi “Skënderbej”. Shqipëria di si të dekorohet për ditët e festave”, shkruan Rose Gottemoeller.