Nuk u dorëzua deri në fund, ariu i vogël u jep një mesazh të madh njerëzve pas ngjitjes epike


Një ari i vogël është filmuar nga kamerat ndërsa bënte të pamundurën për të ngjitur një mal dëbore pas nënës së tij.

Nëna arushë dhe këlyshi i saj po kalonin një kreshtë me borë kur i vogli filloi të rrëshqiste në anën e malit. Pasi nëna e tij ishte ngjitur në majë, këlyshi po vazhdonte ngjitjen, përpara se të rrëshqiste akoma edhe më poshtë.

Duke refuzuar të hiqte dorë, këlyshi ngjitet përsëri në majë, duke e arritur kështu nënën e tij.

Videoja e ariut të vogël, që nuk dorëzohet deri në fund, është bërë virale në rrjet, edhe pse kritikat nuk kanë munguar për personin qe i filmoi.

Ai është akuzuar nga komentuesit, se me anë të dronit të tij, i ka trembur si nënën ashtu edhe këlyshin.