“Nuk më pëlqen familja e burrit, do bëj atë që s’ua pret mendja…”, vajza çudit me letrën


Kjo është letra që një vajzë ka dërguar në redaksinë e Shkodra News, ku tregon se nuk i pëlqen familja e burrit.

Ajo thotë se dëshiron ta marrë burrin tek familja e vet, por do të dijë mendimin tuaj se si të reagojë.

Përshëndetje të gjithave. M’u mbush mendja që edhe unë të shkruaj historinë time në median tuaj. Do të doja të ndaja me ju problemin tim dhe dua t’ju përgëzoj për më tepër, sepse këto histori janë si një lloj te rapie për ne. Kam një problem me vjehrrën time.

Me aq sa kam lexuar kam kuptuar se ka shumë vajza të reja që kanë probleme me vjehrrat e tyre. Por në të njëjtën kohë kam lexuar histori nusesh të cilat ankohen kot më kot.

Nëse vjehrra kujdeset shumë për fëmijët, ato ankohen pse kujdeset, nëse nuk kujdeset ato thonë pse nuk kujdeset. Duket sikur është e shkruar që marrëdhënia vjehërr-nuse të shkojë gjithmonë keq. Unë për vete jam vajzë, teze, kunatë, motër dhe nuse, nënë ende jo.

Nuk e di se si do të reagoj kur të kem fëmijë, por nuk mendoj se do të reagoj ashpër ndaj vjehrrës si disa nuse që njoh. Si vajzë jam normale, kam pasur edhe unë problemet e mia më nënën time dhe mjaft madje, sepse kemi karaktere të kundërt, por asnjëherë nuk mbajmë inat.

Menjëherë kalon, sepse ajo është nëna dhe gjithmonë tërhiqet më shumë një nënë se sa një vjehërr. Është normale. Por vjehrra ime në të vërtetë që po i bën gjërat sa më mirë që ka mundësi. Jam unë ajo që jam shumë kërkuese dhe nuk më pëlqejnë ndryshimet. Fakti është se ne jemi një familje e bashkuar, falë gjyshes sime, drekojmë pothuajse çdo fundjavë me kushërinjtë, jemi të gjithë të së njëjtës moshë, me fëmijë dhe sa herë që takohemi kënaqemi shumë me njëri-tjetrin.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka kon flikte, sepse kudo ka nëpër fiset shqiptare. Vjehrra ime është e divorcuar ka dhe një fjalë tjetër që jeton larg saj dhe është lidhur me një burrë tjetër që është nga fshati. Është njeri i mirë, por është shumë me ide të vjetra dhe fanatik. Një ditë arriti kulmin më tha “je bërë si Iopë”. Edhe pse mund të ishte në kuadrin e një shakaje unë i tregova të fejuarit tim dhe ai i tha atë që duhet t’i thoshte.

Kështu që me të nuk e mbaj shumë gojën edhe pse kur është vjehrra ime përmbahem pak sepse ajo nuk ka faj që ai është aq kafshë. Kur të bëhem me fëmijë nuk kam asnjë pretendim, nëse duan të më ndihmojnë më mirë do të jetë për mua. Edhe pse e shoh të vështirë. Pasi ata nuk janë tipa të shoqërueshëm dhe shumë familjarë, ashtu si jemi ne.

Ndërsa me kunatën mund të them se shkoj mirë. Natyrisht që ka edhe ndonjë keqkuptim por kam arritur të jem mike me të, pra ajo për mua përveç se është gruaja e vëllait tim është edhe si një shoqe për mua. Natyrisht që ka probleme, por kemi arritur të duhemi. Edhe atë kemi arritur ta fusnim në gjirin e familjes tonë duke ndryshuar nga pak nga karakteri i saj i ftohtë.

Edhe ajo është bërë si ne, më e dashur, më e shoqërueshme dhe vjen me qejf në drekat dhe darkat tona të fundjavës. Nëse u zgjata shumë dhe nuk e kuptuat deri tani se ku qëndron problemi po e përmbledh me pak fjalë. Mua nuk më pëlqen mënyra se si jeton familja e burrit tim.

Dua të marr burrin tim dhe të jetoj pranë familjes sime. Kërkoj shumë? Mendoj se jo sepse në fund të fundit kushdo do të mendonte se të jetosh me dashuri është më mirë se të jetosh ashtu si e bëjnë ata.

Problemet kanë filluar që në momentin që ata donin të prishnin traditën tonë duke na ftuara ata në fundjavë. I kam refuzuar një herë dhe nuk e di nëse do na ftojnë sërish. Sinqerisht nuk dua që kjo të ndodh, sepse nëse i refuzoj sërish, marrëdhënia do të përkeqësohet. E di që do të thoni se jam shumë kapriçoze dhe nuk qëndroj me këmbë në tokë por këto janë dëshirat e mia dhe për dëshira askush nuk mund të ma heq të drejtën.