“Nuk mbahet familja duke bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh, jepi mësim burrit tënd”


Dietologia Blerina Bombaj ka postuar pak më parë në profilin e saj në Facebook një status për një temë që gjithmonë mbetet aktuale, marrëdhënien në çift dhe tradhtinë që duhet të durojnë femrat për shkak të mentalitetit shqiptar.

Tradhtinë femrat e durojnë duke thënë “mos të prish familjen” ose për “hir të fëmijëve”, duke shkelur dinjitetin e tyre.

“Nuk jane vetem keta burra qe konkurrojnë me qe/ntë e rrugës per “burreri”, jane edhe ato gra qe i mbajne keta burra po aq te perfshira ne kete degje.nerim te meshkujve shqiptar. Gra qe pranojne te tradhtohen ne emer te “mos prish familjen” edhe pse e ndotur. Si moj u mbaka familja duke ber nje sy qorr e nje vesh shurdh?

Familja do shembull, jepi mesim burrit tend se nuk mund te te shkele, jepi modelin e dinjitetit, respektit dhe dashurisë vajzes dhe djalit tend, dhe jep shembullin tënd ne shoqërinë qe spo ka me din e iman, ne shoqerine ku pikerisht familja po iken per lesh…”,