Notis Sfakianakis ndërpret papritur koncertin dhe bën deklaratën e fortë për shqiptarët


Salla e Pallatit të Kongreseve është mbushur plot, pavarësisht thirrjeve për bojkot të koncertit të këngëtarit grek Notis Sfakianakis.

Këngëtari 58-vjeçar për gati pesë minuta ka mbajtur një fjalim në skenë, duke iu drejtuar të pranishmëve lidhur me deklaratat raciste ndaj shqiptarëve për të cilat e akuzojnë.

Sfakianakis e ka mohuar sërish të ketë ofenduar shqiptarët dhe ndër të tjera ka thënë se shqiptarët janë komb i lashtë e me histori.

“Nuk i kam fyer kurrë shqiptarët. Kanë shtrembëruar fjalët e mia. Ju jeni një komb i lashtë dhe me histori”.