Noizy tregon “tavën me lekë”, Ermal Mamaqi i thotë atë që të gjithë shqiptarët e kemi thënë të paktën një herë!


Ka të drejtë apo jo?!

Ai është një nga reperat më të suksesshëm në vendin tonë dhe shpesh herë komentohet për jetën luksoze që bën.

E shohim gjatë gjithë kohës me makina të shtrenjta, të cilave tashmë u ka vendosur edhe emra, por shpesh herë na ka treguar edhe tufat me para që fiton në koncertet e tij ose gjetkë.

Por këtë herë “e ka tepruar”.

Reperi ka publikua një foto teksa qëndronte në makinën e tij luksoze dhe para kishte vendosur disa tufa të mëdha me pound britanikë.

“Është thjesht sa për video”, shkroi ai si mbishkrim dhe nuk mund të mungonte komenti i Ermal Mamaqit.

Çfarë i tha? “Leku të prish”, shprejen tipike që të gjithë ne e kemi thënë të paktën një herë në jetë për dikë që ka bërë shumë lekë dhe na është dukur sikur “ka tangërllik”.