Noizy është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë dhe më të komentuarit, si për anën profesionale dhe për atë private.
Duke vijuar të mbetet tepër aktiv në rrjetin social “Instagram”, Noizy ka tërhequr së fundmi vëmendjen me një këshillë drejtuar djemve.
“Asnjë femër s’do zgjedhë muskujt e barkut përpara 6 makinave, kështu që mos shkoni më në palestër, por punoni”, citon Noizy përmes postimit të tij ish-kryeministrin dhe presidentin e Zimbabve, Robert Mugabe.