Njihuni me shpellën më të bukur në Ballkan, vetëm pak kilometra larg Elbasanit/ Foto


Kur flitet për bukuritë natyrore të Gramshit, vend kryesor zë shpella e Kabashit. Është një nga shpellat më unike në Shqipëri dhe ndoshta nga më të bukurat në Ballkan. Ndodhet në afërsi të fshatit Kabash, 28 km nga qyteti Gramsh në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit. Ajo është e formuar nga shkëmbinjtë gëlqerorë të Kretës së Sipërmë dhe ka një gjatësi rreth 120 m.

Nga banorët e zonës njihet ndryshe edhe si “Shpella e Farricës”. Nuk është e lehtë për ta gjetur. Nevojitet një guidë e veçantë për ata që e eksplorojnë për herë të parë.

Shpella e Kabashit ka një hyrje vetëm 1 m2 dhe pas 4-5 metrash zgjerohet sa një fushë futbolli. Ende nuk është eksploruar. Pjesa e njohur formon një labirinth të vërtetë dhe është e mbushur me konkrecione të shumta stalaktite dhe stalagmite me bukuri të rrallë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. humë afër me shpellën ndodhet edhe Kanioni magjik i Holtës.

Shikoni fotot e mrekullueshme te shpelles se Kabashit duke ḳIiḳüar më poshtë.