Tashmë 62 vjeç, Clive dha dorëheqjen si mësues matematike dhe vendosi që të ndihmonte të gjithë njerëzit në nevojë, e veçanërisht në krijimin e brezave të ardhshëm.
Sipas mediave të huaja, 62 vjeçari lëviz vazhdimisht me furgonin e tij përpara shtëpive të të huajve, një lëvizje që deri më tani ka rezultuar në 65 fëmijë.
Prej disa kohësh, Clive është bërë një donator i rregullt sperme, duke ndihmuar kështu në krijimin e shumë familjeve.
Një e treta e donacioneve të tij funksionojnë menjëherë, një e treta tjetër e klientëve të tij kanë nevojë për dy a tre vizita, ndërsa të tjerët mund të marrin më shumë se gjashtë.
Ai bën mesatarisht rreth 16 donacione në muaj, por vetëm një çift rezulton në shtatzani. Për ata që nuk funksionon, ai gjithmonë kthehet muajin tjetër me një shiringë tjetër.
Clive fillimisht donte të dhuronte spermën e tij përmes kanaleve të duhura, por shumica e klinikave nuk do të marrin donacione nga burrat mbi 45 vjeç për shkak të rritjes së rrezikut të komplikimeve shëndetësore si autizmi.
Madje ai është gjithmonë i hapur me klientët e tij për faktin që babai i tij kishte një tumor të trurit, dhe siguron rezultatet e tij të qarta të testeve, sipas kërkesës. “Jam shumë krenar që kam lindur 79 fëmijë.
Më pëlqen gëzimi që sjell. Shumë njerëz thonë: Faleminderit shumë, Clive, ju me të vërtetë keni ndryshuar jetën tonë”