Njihuni me “Lagjen e haj dutëve të politikës”, blloku i 122 vilave të bardha, blerë me miliarda “të zeza”


Vetëm 4 kilometra larg Tiranës në Petrelë, paralel me rrugën, ku vetëm ministri dhe drejtori i LSI vodhi 52 milionë euro e u lirua, pasanikët e bërë të tillë me lekë kr imi e korr upsioni shtetëror dhe lidhjeve me botën e ma fies, kanë krijuar një bllok banimi me vila luksi, ku janë bashkuar e jetojnë pa pikë morali, agallarët dhe shërbestarët e tyre, të çdo lloji, ngjyre politike e mëkatesh.

Janë 122 vila të bardha, me sipërfaqe nga 350 m2, në mbi 600 m2, të blera me miliarda të z eza, prej deputetësh, ministrash, ambasadorësh, moderatorësh televizivë, opinionistë të medias, da shnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, krye-doganierë e krye-tatimorë.

Ky bllok banimi, me sipërfaqe 226 mijë m2, nga të cilat 79 mijë m2 janë vila, është pagëzuar me emrin “Lagja e ha jdutëve të politikës” dhe me plotë të drejtë, mbasi çmimi më i ulët i një vile është 500 mijë euro.