Njihuni me kroatin që ndërton kolibë prej druri e balte në Kodrën e Diellit, me dukje si para 200 vite


Në rëzë të Jellakut një nga pjesët më të bukura të malit Sharr po ndërohet një kolibë e megjithatë nuk është si ato vikendshtëpizat e bukura që janë në numër të madh atje por ndërtohet me dru, gurë dhe me baltë ndërkohë që mbulohet me fier, ka një pamje të jashtëzakonshme si ato që kishin kolibet që para 100-200 viteve.

Vendi Jellak në të kaluarën ka qenë e njohur për këto kolibe por nga konflikti i vitit 2001 shumica ishin prishur e djegur ndërkohë që nën koncesion tashmë e ka kompani „Treasure mountain project“,e cila në atë vend ka nisur të ndërtojë.

Pronarë i kësaj kolibe është kroati Tomislav Tishka i cili që i vogël ka vizituar Kodrën e Diellit dhe para 15 vitesh ka hapur firmë e cila meret me skijim.

“Kompania e cila ndërton këtë kolibë është e gruas time a unë vetëm se i realizoj idetë e mija se si duhet të duket sa më natyrale, për ndërtim kemi përdorur material natyre,dru,gurë,baltë dhe fier.Ajo që duam të bëjmë është që të duket si para 200 viteve që kanë pasur pamje kolibet”,thekson ai.

Objekti tashmë është gati dhe pritet vetëm të mbulohet mirëpo fieri gjendet vetëm në disa pjesë nga ana tjetër e malit Sharr më saktësisht nga fshati Vicë sqaron më tej ai sipas mjeshtërve të cilët e ndërtojnë atë kolibë.

“Kur i thash gruas time se atë që dua të ndërtoj ajo u befasua, mblimi i kulmit do bëhet me fier dhe është një gjë shumë unikate dhe izolimi më i mirë për shtëpitë e vogla.Menzi kemi gjetur mjeshtër për ndërtim, fillimisht na e kanë ndërtuar mjeshtër nga Pusteci i Shqipërisë sepse vetëm ato dinë të bëjnë punime me gurrë, kur të jetë gati e gjitha do fillojmë të pjekim djathin në dru”, thekson mes tjerave ai.