Njihuni me bukuroshen që i ka vjedhur zemrën Eugent Bushpepës


Eugent Bushpepa është këngëtari shqiptar që po përfaqëson këtë vit Shqipërinë në festivalin e Eurovisionit me këngën “Mall”, të cilën ka zgjedhur ta këndojë në shqip.

Bashkë me të në Eurovision, është edhe partnerja e tij, Andia, të cilës i ka dedikuar edhe këtë këngë.

Sipas “Panorama Plus”, Eugenti prej 6 vitesh bashkëjeton me Andian dhe përpara se të nisej për në Lisbonë, ai është shprehur se kanë ndërmend që së shpejti të bëjnë edhe një fëmijë.

Çifti simpatik janë takuar për herë të parë në lokalin ku Eugenti këndonte.

“Andia më ra në sy pikërisht sepse nuk donte të binte në sy. E vija re që e shijonte muzikën, po pa pasur fare asnjë lloj kontakti fizik. Fillimisht ishte e vështirë. U përpoqa të gjeja mënyrën më të përshtatshme të mundshme për t’iu afruar, sepse ishte hera e parë që më ndodhte dhe nuk doja të bëhesha vulgar”, është shprehur Eugenti i ftuar tek “Pasdite në Top Channel”, pak kohë më parë.