Një udhëtar nga Indonezia është ndoshta njeriu më me fat në ditën e sotme, pasi humbi avionin e kompanisë “Lion Air”, i cili u rrëzua në det.
Sony Setiawan ishte një nga 189 pasagjerët e planifikuar për të udhëtuar me këtë avion i cili u nis nga Jakarta të hënën në mëngjes.
Ai punonte në Ministrinë e Financës së Indonezisë, ndërsa trafiku me sa duket bëri që ai të humbte avionin, por njëkohësisht edhe të shpëtonte jetën e tij.
Pas ngjarjes, teksa familja e tij ishte e tronditur nga lajmi, ai me një telefonatë e ktheu gjithë atë hidhërlm në gëzim për ta.
Avioni, sipas autoritetve kishte pasur defekte teknike, pasi kushtet e motit ishin normale.
Qindra ambulanca, ushtria, zhytës dhe vullnetarë po punojnë për gjetjen e të gjithë trupave, ndërsa numri i viktlmave ende nuk është konfirmuar i plotë.
Kjo është tragjedla më e madhe në histroinë e Indonezisë, ndërsa bilanci deri më tani është me të vërtetë i tme-rrshëm.