Një vorbull polare po i afrohet Ballkanit, parashikohet dëborë në Tiranë


Sipas parashikimeve të meteorologëve, Ballkani pritet të goditet sërish nga vorbulla polare që do të sjellë temperatura të ulëta, rreshje bore dhe ciklon gjatë mesit të janarit.

Midis 7 dhe 13 janarit temperaturat do të vijojnë të ulen në Shqipëri, ku më eks tremet do të jenë Korça, deri në -20 gradë celcius, Kukësi me -13C, Peshkopi -14C, Bajram Curri -16C, Ersekë -14C, Përmet -12C.

Në Tiranë termometri mund të shënojë -7 gradë celcius gjatë ditës së nesërme ndërsa 6 është temperatura më e lartë. Po nesër, të mërkurën dhe të premten ka një shans të vogël për rreshje bore në kryeqytet.