Një rrugë plot me bodyguard për të mbrojtur Lleshajn dhe Braçen


Opozitarët në protestë, jashtë dyerve të Parlamentit dhe me mandate të djegura dhe maxhoranca që vijon punimet normale të seancës plenare në Parlament.

Kjo është pak a shumë panorama e kësaj të marte para Parlamentit. Ndërkohë, ishin marrë masa për të siguruar jetën e deputetëve, pasi në protestën e kaluar të opozitës së bashkuar, para Parlamentit, pati inc.idente nga protestuesit ndaj ministrit Blendi Klosi dhe deputetit Paulin Sterkaj.

Kësaj here panorama ishte krejt tjetër, duke nxjerrë mësime nga ajo që i ndodhi Sterkajt dhe Klosit. Në hyrjen nga ana e “Toptani Center” për në Parlament u shfaqën zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe ministri i Rendit, Sandër Lleshaj, me një prezencë të shtuar truprojash.

Ata ishin të shpërndarë përgjatë gjithë rrugës që të çonte në hyrjen e Parlamentit, në mënyrë që as edhe ndonjë kalimtar i rastësishëm të mos i afrohej drejtuesve të lartë të shtetit./PANORAMAPLUS