Një gjuajtje e fortë me kokë dhe një festim i çmendur, ky ishte goli i fundit i Salas


Një goditje e fortë me kokë dhe një festim içmendur me tifozët e Nantesit, ishte ajo që do të mbahet mend gjatë nga goli i fundit i Emiliano Salas.

Ishte një nga skenat më të forta në karrierën e tij, para se ai të ndërronte jetë.

Siç u vërtetua në mëngjesin e sotëm, ai u gjet i vd.ekur në ujërat e Kanalit Anglez. Por, goli i tij i fundit më Nantesin do mbahet mend gjatë. Ishte rrjeta e barazimit të përkohshëm në kthimin e rezultatit që skuadra e tij i ka bërë Marsejës.

Data shënonte 5 dhjetor të 2018-ës, atëherë kur sulmuesi argjentinas gjeti për herë të fundit rrjetën në karrierën dhe jetën e tij.