Një 4-vjeçar nxjerr në shkollë sekretin e babait. Mësuesja direkt merr në telefon familjen…


Një mësues është një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e brishtë të një fëmije.

Nancy Bleur është një mësuese kopshti, ajo është 54 vjeçe dhe konsiderohet nga të gjithë shumë e zgjuar, e kujdesshme dhe e dashur me fëmijët. Ajo i do nxënësit e saj dhe bën gjithçka për t’i bërë fëmijët të ndihen sa më mirë.

Një ditë, Nancy kuptoi se Camden, një fëmijë 4-vjeçar, nuk po sillej si zakonisht. Kështu që vendosi të fliste me të për të kuptuar nëse kishte ndodhur ndonjë gjë e padëshirueshme. Fëmija filloi të fliste me të për të atin dhe kur zbuloi sekretin e burrit, gruas iu thye zemra.

Nancy ndjeu se duhej të bënte diçka shumë shpejt.

Darreld Petersen, babai i të voglit Camden, 34 vjeç, ishte shumë i sëmurë.. Nancy ishte shumë e shqetësuar për gjendjen e burrit dhe po ashtu ishte fëmija, sepse u vu re se situata në të cilën jetonte fëmija në familje ishte shumë e trishtueshme.

Veshkat e babait të 4-vjeçarit nuk funksiononin mirë. Mjekët kishin thënë se punonin vetëm 20% dhe prandaj duhej t’i nënshtrohej shpesh sesioneve të dializës. Sa herë që babai i tij shkonte në spital, Camden i vogël ishte i tmerruar sepse gjithmonë mendonte se do të ishte hera e fundit që e shihte.

Mësuesja vendosi t’i telefononte babait të djalit të vogël. Nancy ishte e vendosur ta ndihmonte këtë familje, por çfarë mund të bënte ajo? Ndoshta ju mund të mendoni se ajo ofroi ndihmën e saj për t’u kujdesur për fëmijët, ose për të dalë me ta shëtitje.

Jo. Nuk ndodhi kështu! Sepse Nancy bëri shumë më tepër.

Ajo i ofroi Darreld-it një nga veshkat e saj.

Pothuajse mrekullisht doli se ato ishin të pajtueshme, gjë që do të thoshte se ata do të duhet të plotësonin disa dokumente për të vazhduar procedurat.

“Jam shumë e kënaqur, shumë e emocionuar. Përndryshe unë nuk e di se çfarë mund të bëja “, thotë Nancy.

Babai i Camden-it ishte i impresionuar nga oferta e jashtëzakonshme e Nancy-t, ai ishte i lumtur sepse ajo do t’i shpëtonte jetën.

Kur familja zbuloi se Nancy dhe Darreld ishin të pajtueshëm për donacionin, ata vendosën ta befasonin duke i çuar lule në shkollë.

Camden-i nuk mund të ishte më i lumtur, mësuesja e tij e kishte ndihmuar të shpëtonte jetën e babait të tij