Një pjesë e politikanëve në vend kanë dosje të hapura, ku një ndër ta është edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili ditën e sotme doli në një deklaratë për mediat duke publikuar dokumentet e mbylljes së hetimeve nga autoritetet italiane.
Dosjet e politikës ishte edhe tema e emisionit “Open” këtë të enjte. Duke folur për deklaratën e ditës së sotme të Saimir Tahirit, analisti Çim Peka u shpreh dalja ishte për të ndikuar në hetimin që është në zhvillim në Shqipëri.
Ndërkohë, Spartak Ngjela u shpreh se Saimir Tahiri tashmë ka dalë në betejë, ndërsa deri tani ka qenë i fshehur pas Ramës.
“Ishte fshehur pas çitjaneve të Ramës, tani doli në betejë. Janë dy prokurori që kanë filluar procesin penaI. Është Prokuroria italiane Antimafla dhe prokuroria shqiptare. PenaIisht, në funksion të provës dhe të veprës penaIe, ka një rregull, nëse janë dy hapësira ku është zhvilluar krlmi, quhet krlm vazhdues. Por këtu, Prokuroria e Tiranës e ka marrë indicien nga ajo italiane. Por ne nuk e dimë, nëse kanë gjetur prova të tjera këtu. Nuk duhet të acarohet në këtë forma Saimir Tahiri. Ishte i nxituar, kishte një triumfalizëm të pandjerë. Çdo njeri që është nën akuzë nuk ka mundësi të mbrohet”, tha Ngjela.