Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar ngjarjen e shumëpërfolur të vrasles së ekstremlstrit grek, që hapi ziarr ndaj policisë shqiptare, si një akt terrorlst kundër policisë. Në një reagim për “Sot”, avokati Ngjela e cilësoi si të duhur reagimin e policisë, duke sqaruar se personi që kanë patur përballë ka qenë i rrezlkshëm.
Avokati shtoi se shteti grek që reagon kaq shumë, duhet të kishte marrë masa që një ngjarje e tillë të mos kishte ndodhur.
“Këtë ngjarje nuk e shikoj si një ngjarje të kurdisur nga politike greke, kurrsesi por e vlerësoj si një akt ekstremlst. Veprimi i policisë ishte i duhuri pasi në këto raste për të shmangur një dëm të madh duhet të neutraIizojmë një më të vogël.
Prania e forcave RENEA e cila ka ardhur në ndihmë të policisë lokale është një veprim i cili e justifikon çdo gjë, pasi policia në këtë rast thjesht di faktin se përballë ka një person të ar-matosur dhe për më tepër të rrezlkshëm dhe se di se ai është ekstremlst, grek apo shqiptar.
Forcat RENEA kanë qenë në një situate të nevojave eks-treme. Jetojmë në kohën e rrezikut të terrorlzmit. Ata thonë që mund të ishin marrë masa tjera, po mirë merrini masat ju që të mos na vijnë këtu njerëz të ar-matosur”, deklaroi avokati Spartak Ngjela.