Protesta studentore ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. “Unë protestoj, me dashuri ngelësit e Letonisë”, shkruhet në pankartën e bërë publike të rinjtë shqiptarë në Letoni.
Ares Tahiraga dheMegi Foçi, fitues të bursave në Letoni, shprehim mbështetjen e tyre nga larg për studentët në atdhe.
“Kam 5 vite që e pres shpëthimin e studentëve, e kur më në fund ai ndodhi, une nuk jam aty fizikisht. Nuk jam fizikisht, por kjo nuk më pengon për të qenë pjesë e revoltës studentore.
Besoj se ky do të jetë fundi klasave pa dritare, logjistikës së munguar, laboratoreve muze, konvikteve nevojtore e dhjetëra halleve të tjera që studentët shqiptarë përballen çdo ditë.
Meqë u zgjuam, do rrijmë në shesh derisa ditët me universitet të katandisur në kushte mizerabël të perëndojnë. P.s @bledimane katranjosët ekselentë, fitues të bursave, të përshëndesin nga Letonia”, shkruan Ares Tahiraga.
“Me keqardhje dhe pamundësi për t’ju bashkuar protestës së studentëve në Tiranë, ne ngelësit dhe fitues të bursave në Letoni, shprehim mbështetjen tonë nga larg për kolegët tanë!
Studentët nuk janë bankomati i qeverisë! Arsimimi dhe edukimi nuk janë luks, por domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë! Ne nuk jemi një brez delesh, studentët kanë një zë dhe do të dëgjohen!”, shkruan Megi Foçi.