‘Nga shitës cigaresh tek vila 500 mijë euro’, pasuria e errët e Ermal Mamaqit


Sot moderatori Ermal Mamaqi është një nga personazhet publikë më të famshëm dhe më të pasur në Shqipëri. Talenti i tij prej aktori apo Dj nuk mund ta bënte kaq të pasur sa është sot ku numëron disa biznese dhe vila luksoze.

Diku në një intervistë ai është shprehur qëkur ishte i vogël dëshira e tij ishte të bëhej biznesmen dhe showman dhe ia ka arritur por se si nuk e ka treguar. Vetëm vila në të cilën ai jeton së bashku me familjen ka kushtuar 500 mijë euro.

Ndodhet në një nga zonat më të mira të Tiranës, në Rolling Hills dhe është i rrethuar nga komshinj pasanikë si vetja. Shpesh herë na ka shtyrë kurioziteti si arriti të bënte gjithë këtë famë e këtë pasuri.

Me punën si shitës cigaresh apo me rrogën e tij prej aktori e Dj? Si pa kuptuar ai filloi të ngrinte ‘perandorinë’ që gëzon sot. Hapi biznesin me fustane nusërie ku në krye qëndronte gruaja e tij Amarda Toska, e cila ishte thjesht një moderatore ku janë njohur.

Më pas ia bëri ‘bam’ me emisionin e tij të parë në Digitalb ‘6 ditë pa Ermalin’ për ta vazhduar në Klan me ‘Xingun’ me të cilin shënoi kulmin e karrierës.