Djegia e mandateve nga opozita nuk shkoi ashtu siç ata e kishin pritur. Kjo pasi jo të gjithë ndoqën urdhrin dhe i dogjën apo nuk i pranuan.
Pritej të kishte surpriza e kështu ndodhi, veçanërisht në kampin e LSI ku plot katër kandidatë për deputetë do të jenë nga dita e hënë…deputetë.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ushtroi një formë presioni ndaj tyre duke i quajtur t.radhëtarë apo dhe duke i thënë se do të pendohen ne deklratat e saj, por kjo duket se nuk i ka trembur aspak ish “të besuarit” e saj.
Mëposhtë, ju njohim me katër kandidatët. T.radhëtarë ose jo, mbetet për tu parë.
Aurora Mara Qarkun e Dibrës, pas dorëheqjes së Përparim Spahiut.
Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë do të ulen në vend të Endrit Braimllarit dhe Floida Kërpaçit.
Kandidati i katërt që ka pranuar të marrë mandatin e deputetit në radhët e LSI-së në Qarkun e Elbasanit pas dorëheqjes së Edmond Haxhinastos është Enver Roshi.
Kujtojmë se nga rradhët e LSI-së pas thirrjes së ndërkombëtarëve mund t’i shtohet edhe Ralf Gjoni, i 11 –i në listën e Tiranës. Ai nuk ka pranuar të firmosë heqjen dorë nga mandati duke deklaruar pas një takimi që pati me eurodeputetin Knut Fleckenstein se do të vendosë pasi të thirret nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe pas disa konsultimeve.
Të pavendosur nga rradhët e LSI-së janë edhe kandidatja e Durrësit, Edlira Hyseni, ndërkohë që Lefter Koka, i cili kryeson listën e këtij qarku nuk e dorëzoi mandatin e deputetit./Alpenews