Nesër parashikohet të jetë dhe dita më e ftohtë e vitit ku temperaturat pritet të zbresin në -14 gradë celsius.
Ndërkohë duke filluar nga dita e mërkurë do të kemi një rritje graduale të temperaturave në të dyja ekstremet. Gjithashtu meteorologët parashikojnë që nga java e ardhshme tokemi shtim të reshjeve të shiut dhe të borës në të gjithë territorin.
Parashikimi i motit sipas IGJEUM:
Nesër (e martë dt.15) nuk priten reshje.
Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë). Në pjesën tjetër të territorit ato do të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 9 °C, në vendet e ulëta: 1 / 6 °C, në vendet malore: -7 / 1 °C
ERA nesër (e martë dt.15) do të forcohet në orët e mesditës, për të fryrë mesatare deri e fortë në Perëndim dhe në Jug.