“Nënë Hava”, 80 vjeçarja është gruaja e vetme në botë që shëron sytë me gjuhë


Për një çmim të volitshëm prej 10 euro, Nana Hava nga një fshat në Bosnjë dhe Hercegovinë, pretendon të jetë në gjendje të ua rikthejë shikimin, duke ua pastruar syrin, nëse keni pësuar nga ndonjë copë metali, qymyri, tallë, madje edhe nga qelqi.

80 vjeçarja thotë se ajo është e vetmja në botë që ka aftësinë ta bëjë një gjë të tillë, përcjell “gazetametro”.

Mendoni se keni diçka në syrin tuaj dhe nuk mundeni ta nxirrni? Ju keni provuar gjithçka, nga spërkatjet me ujë e deri tek rrotullimi i syve, por objektet e tmerrshme nuk largohen? Epo, ndoshta keni nevojë për këtë gjyshe 80 vjeçe që t’ua pastrojë atë me anë të gjuhës së saj.

Nuk është tallje. Ky është fakt, dhe kjo grua në një fshat në Bosnje dhe Herzegovinë pretendon të jetë e vetmja në botë që ka aftësinë për një gjë të tillë.

Hava Celebic, e cila njihet gjerësisht si ‘Nana Hava’, pohon se me teknikën e saj të çuditshme ua ka pastruar sytë rreth 5 mijë njerëzve.

Ajo thotë se për tretmanin që ua bën njerëzve me probleme të tilla nuk merr më shumë se 10 euro..

Video ku ajo tregon për teknikën e saj, dhe e aplikon atë te një person është shpërndarë gjerësisht në internet.

Ajo sterilizon gojën dhe gjuhën e saj me alkool, para se të fillojë këtë procedurë. Sipas pretendimeve të saj, ajo përdor gjuhën e saj për të hequr copa hekuri, qymyr, talla dhe madje edhe xham nga sytë e njerëzve.

Sipas Nana Havës, fëmijët e saj janë munduar shumë që ta mësojnë këtë teknikë, por për të qenë e sinqertë ajo thotë se nuk ja kanë arritur.