Në korrik të vitit të kaluar, Xhensila u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të ëngjëllit Ajka e cila i ka dhënë tjetër kuptim jetës së këngëtares dhe bashkëshortit të saj, aktorit Bes Kallaku.
Gjatë kësaj kohe çifti kanë preferuar të mos postojnë shpesh foto me të voglën dhe portretin nuk e kanë zbuluar ende për publikun.
Megjithatë ditën e sotme pas kaq shumë kohësh Xhensila ja ka ëmbëlsuar pasditen fansave duke postuar një video të shkurtër me Ajkën.
Nënë e bijë shfaqen duke u ngrohur pranë oxhakut të veshura njësoj me papuçe ngjyrë vishnje.
Kujtojmë që në intervistën e saj të fundit Xhensila foli edhe për periudhën e shtatzënisë dhe emocionet kur u bë nënë.
“Periudha e shtatzënisë ka qenë një kureshtje e madhe. Kureshtje e madhe se si do jetë ëngjëlli, kureshtje e madhe se si do jem unë si nënë, por gjithçka rrodhi natyrshëm.
U përshtata shumë shpejt dhe në momentin që e kisha në krahë kuptova që asgjë nuk paska më shumë rëndësi sesa krijesa që unë solla në jetë, mrekullia që unë solla në jetë.
Për mua lind dielli dy herë në ditë. Momenti kur lind dielli dhe momenti kur ëngjëlli im hap sytë”, është shprehur Xhensila.