Nëna lutej e qa nte për një thes miell, vjen lajmi i madh për familjen Buzi


Pak ditë më parë ‘News24’ transmetoi një kronikë ku Entela Buzi, nëna e dy fëmijëve nga fshati Kallm i Fierit lutej e qa nte për një thes miell që t’u gatuante bukë të vegjëlve të saj. Mes Iotësh e dhlmbjes nga varfëria e madhe, Entela rrëfeu ka se ka tentuar të mb ytet dy herë, por kanë qenë fëmijët që e kanë kthyer nga rruga.

Historia preku mbarë shqiptarët dhe nuk mund të mos prekte edhe Elvis Naçin, i cili bashkë me Sidrit Bejlerin e stafin e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, shkuan ta takojnë nënën e dy fëmijëve për të parë nga afër gjendjen e saj.

Përveç ndihmës emergjente që ka ofruar, Elvis Naçi i ka premtuar nënës së dy fëmijëve një shtëpi të re. “Vizituam Familjen e Entela Buzit në Kallm të Fierit ku mësuam mes Iotëve hallet e kësaj Familje, ajo kishte një toke ku do t’i ndërtojmë një Shtëpi dhe do të shikojmë hallet shëndetësore që ata kane! I Madhi Zot na shpërbleftë të gjithëve”, shkruan Elvis Naçi në profilin e tij në FB.