Nëna e Beatrix dhe Alban Ramosaj festoi ditëlindjen në kazino


Në familjen e dy këngëtarëve të njohur, Beatrix dhe Alban Ramosaj, dje ka pasur festë. Nëna e tyre festonte ditëlindjen dhe ata nuk kanë harruar ta urojnë me fjalë zemre dhe të kujtojnë sakrificat që ajo ka bërë për t’i rritur ata e vetme.

Për ta bërë akoma më të bukur këtë festë të rëndësishme në familjen e tyre, Beatrix dhe Alban kanë mbledhur miqtë e tyre dhe së bashku me nënën kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit. Në video-t e publikuara prej tyre në Instastory shihet se ata kanë zgjedhur të festojnë në një kazino, ku nuk mungonin shampanjat e shtrenjta, argjilet dhe sigurisht një tortë gjigande. Një super festë saqë na u duk sikur ishin në Las Vegas dhe jo në Tiranë.

Beatrix ka postuar në Instastory edhe një video ku e pyet të ëmën se sa vjeç mbush dhe përgjigja e saj ishte epike.

“22-vjeç pasi pavarësisht moshës ndihem 22-vjeçare”, ka thënë Antigona Ramosaj, nëna e dy këngëtarëve të njohur.