Darel Miklosh, gjahtar thesaresh, përdor hartat sekrete të astronautit të NASA-s Gordon Cooper (1927-2004) në kërkim të anijeve në Detin e Karaibeve.
Gjatë përpjekjes së fundit, në një lokacion të panjohur në rajonin e trekëndëshit të Bermudës, pranë Bahamasë, ai zbuloi, siç pretendon, provat e para në Tokë të vizitave të jashtëtokësoreve para qindra, në mos mijëra vjet.
Gordon Kuper ishte një nga shtatë astronautët në projektin “Mercury” dhe amerikani i fundit i cili fluturoi vetëm në gjithësi. Pas përfundimit të karrierës në NASA, ai fliste hapur për të besuar në UFO-t dhe pretendoi se qeveria po fsheh informacionet mbi aktivitetet e alienëve.
“Jam përpjekur për të identifikuar mbetjet e anijeve duke përdorur informacion në lidhje me anomali në dosjet Gordon kur kam vënë re diçka ‘të fryrë’. Isha i tro.nditur”, tha Miklosh.
“Formimi nuk ngjason në asgjë që kam parë ndonjëherë në kërkim të mbetjeve të anijeve të fundosura. Ai ishte i madh. Dukej sikur pesë krahë shtriheshin nga shkëmbinjtë e pjerrët dhe secili prej këtyre krahëve kishte dimensionet e topit në Iuftanije “, shton ai.
Miklosh argumenton se ka formacione identike në tri rajone të ndryshme dhe nuk duken sikur të ishin krijuar nga natyra, por jo edhe nga njeriu.
Studiuesi gjeti edhe formacione të tjera të çuditshme dhe të pashpjegueshme rreth formave kryesore, por të gjitha janë të mbuluara me korale, të cilat janë të vjetra me qindra ose mijëra vjet.
I magjepsur nga zbulimi, Miklosh vendosi të merrte një vështrim më serioz në dokumentet e Cooper dhe të gjejë përgjigje të reja.
Më pas zbuloi se astronauti e kishte cilësuar vendin si një “objekt të paidentifikuar” në një nga hartat e tij dhe aty nuk përmendej se bëhej fjalë për rrënoja historike.
“Kuptova se kishte diçka tjetër dhe se Gordoni mendonte për këtë. Gordon besonte në alienë. Ai besonte se kishte qenë i vizituar nga banorët e planetëve tjerë, dhe beson se shumë nga këto gjëra përfunduan mu në këtë pjesë të botës,” pohon ai.