Në pritje të finales: Ermal Meta, Genti dhe Eleni bëhen bashkë dhe ja çfarë kanë kurdisur


Eurovizioni është kthyer ditët e fundit në një nga temat më të diskutuara në vendin tonë dhe kjo pasi këtë herë në Lisbon të Portugalis, në finalen e madhe të këtij eventi, do të performojnë tre shqiptar.

Eugent Bushpepaj për Shqipërinë, Eleni Foureira për Qipron dhe Ermal Meta për Italinë bënë krenar gjithë shqiptarët këto ditë me performancat e tyre në dy gjysmëfinalet që u duartrokitën dhe u komentuan gjatë nga të gjithë.

Pak ditë më parë Eugenti publikoi një foto ku kishte bashkuar duart me këngëtaren me origjinë shqiptare, Eleni Foureira dhe të dy kishin formuar një shqiponjë. Kjo foto gëzoi shumë shqiptarët, po aq shumë nervozoi edhe shtetin tonë fqinjë Greqin, të cilët e quajtën veprimin e Elenit një provokim.

Mirëpo që të tre këngëtarët nuk janë ndalur me aq dhe së fundmi ata janë takuar dhe me veprimet e tyre kanë treguar që janë krenar që janë me origjinë shqiptare.

Në një foto të postuar nga ana e Eugentit, ai shihet së bashku me Ermalin duke formuar simbolin e shqiponjës. Në përshkrim të fotos ai ka shkruar:”Një artist i madh dhe i dashur”.

Por surpriza për të gjithë ka qenë postimi më i fundit i Ermal Metës në profilin e tij në Twitter, ku shfaqet së bashku me Elenin të përqafuar dhe në përshkrim të fotos ai ka shkruar plot krenari: ‘Shqiptarë’, duke e shoqëruar me flamurin tonë kuq e zi.