Këtë të diel do të nisë spektakli i humorit “Portokalli”, për të cilin u lajmërua se krahas Salsanos dhe Xhemit, do të shtohen edhe dy prezantues të rinj, emrat e të cilëve kanë mbetur ende të panjohur për publikun.
Teksa aktorët dhe prezantuesit po bëjnë prova për shfaqjen e së dielës, Xhemi ka marrë surprizën më të bukur nga mikesha e saj e ngushtë, Arbana.
Ajo i ka dërguar një buqetë shumë të këndshme me trëndafila ngjyrë rozë, të cilën Xhemi e ka publikuar në Instastory.
“Të dua”- i shkruan prezantuesja Arbanës, të cilën e etiketon në postim.