Presidenti, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin Mexhitli të Manastirit, një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni. Kjo është vizita e Metës në Mexhitli, e para e një Presidenti shqiptar.
“Një takim mjaft i përzemërt me shqiptarët e Mexhitlije (Manastir), fshatit më skajor në kufi me Greqinë. Ndamë së bashku bindjen se kohë më të mira po vijnë edhe për ta, me perspektivat e reja të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë dhe çeljes së negociatave me BE vitin e ardhshëm. Mirënjohje të gjithë atyre që qëndruan në kohë të vështira si shqiptarë dhe ruajtën me krenari gjuhën kombëtare, Alfabeti i së cilës u themelua në Manastir për t’i bashkuar shqiptarët kudo.”, shkruan Meta në “Facebook”.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2008976609148602