Ndaloi daljet në orarin e punës, Sandër Lleshi urdhër të dytë për Policinë e Shtetit: URGJENT të merren…


Sot është dita e dytë e punës e zëvendës ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi i cili ka dhënë sërish një urdhër të prerë për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Lleshi ka urdhëruar që të merren masa urgjente për djegien e mbeturinave dhe të mbahet nën kontroll situata, pasi djegia e tyre në vende të hapura përbën rrezlk.

Zëvendës ministri ka kërkuar nga policia që të ketë raportime ditore dhe bashkëpunim me prefekturat dhe bashkitë.

Kujtojmë se pak më parë Lleshi ka urdhëruar se do të parandalohet rrep-tësisht frekuentimi i kafeneve në orar të punës, mjediseve publike dhe largimin nga puna të punonjësve përveçse për raste festash apo fatkeqësisht familjare dhe vetëm me lejen e eprorit.