Zëri i saj do t’i mungojë dëgjuesve teksa jepte lajmet në Radio Shkodra.
Moderatorja e njohur, Suzana Dibra, është ndarë sot nga jeta, ndërsa la pas gjurmë të rëndësishme në media.
Unë jam Suzana Dibra. Këto janë lajmet e orës 12.00. Ky është edicioni i djeshëm në Radio Shkodra, i fundit për gazetaren dhe folesën Suzana Dibra.
Teksa pritej që si çdo ditë të përcillte edicionin e lajmeve të orës 12.00, sot, kolegët e Suzanës, morën lajmin e hidhur të ndarjes së saj nga jeta.
Suzana, iku nga kjo jetë në moshën 62-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër.
40 vite të jetës së saj ia kushtoi mikrofonit të Radio Shkodrës. Veç folesës profesioniste, Radio Shkodra dhe dëgjuesit e saj humbën sot autoren e qindra programeve muzikore. /k.k/noa.al/