Letra e nxjerrë fshehurazi nga burgu me 2 korrik 1979, ku Arbnori shpjegon gjithë rrethanat e arre stimit, dëshmitarëve të rremë dhe presloneve për ta detyruar të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit
Në morinë e letrave të shkëmbyera me familjen, gjatë viteve të bur gut, Pjetër Arbnori ka lënë edhe këtë letër, dërguar fshehurazi nga bur gu nënës së tij me 2 korrik 1979, ku flet për dën imin e tij të dytë.
Me dhlmbje ai i jep nënës këtë lajm dhe i shpjegon gjithë rrethanat e arre stimit dëshmitarëve të rremë dhe presloneve për ta detyruar të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit.
Por pas 18 vitesh bu rg Arbnori, kishte zgjedhur izolimin, nuk ishte dorëzuar. “Kështu nanë, mbas 18 vjetëve bur gu m’u shtuen edhe 12 vjet të tjerë, por ti mos u mërzit se unë do të vij, e ti do të më pritësh shëndosh e mirë. E randësishme asht që unë të vij i ndershëm në shtëpi”, i shkruan ai nënës në këtë letër.
Burrel 2.7.1979
E dashuna Nanë,
Kuptohet që s’munde me ja shkrue qartë në letër çështjen e dën imit tim të dytë. Sot po kam rastin të nxjerr fshehtas këtë pusullë. Kishte vite që më silleshin rrotull për të më dë nue.
Çështja ishte e qartë: ose duhej të prishja karakterin tim dhe t’u baja keq shokëve të mi ose të shtoja vitet e mia të bur gut dhe të rrija edhe ma gjatë larg teje, motrave e të gjithë të dashunve të mi. Zgjodha rrugën e dytë, ma e dhlmshme, por e ndershme që edhe ti do të ma këshilloje patjetër.
Më arre stuan me dëshmitarë të rremë: Jorgo Zengo, imoraI, splun, shqiptar nga Dardha që e quan veten grek; Muharrem Koliqi, kosovar që çon në qiell Serbinë, Bako Çuliqi, ish oficer sigurimi, kri minel ordlner që ka ba kërdlnë ndër të bur gosur kur ishte përgjegjës kampi, dhe nji magjyp nga Tetova Bajram Tahiti me katër emna e katër mbiemra që propagandonte se Maqedonia arrin deri në Elbasan.
Ak uzat ishin qesharake. Ky i fundit tha për shembull se unë isha gëzuar kur Kina suImoi Vietnamin, gjë për të cilën unë s’kisha fare dijeni sepse nga janari 1979 deri në qershor gjindesha i izoIuar në hetuesi, pa gazet, pa lajme, kurse Bajrami thoshte se bisedën e paskam ba në dhomën e bur gut, mes shokësh, në mars apo në prill 1979. Meqë gjyqi ishte qesharak u bë në zyrën e vogël të kryetarit të gjykatës, njëfarë Sotiraqi.
Ekspert për shkrimet e mia dhe romanin tim “Shtëpia e mbetur përgjysmë” doli një farë gazetari në emrin Sofokli Afezolli i cili tha se Pjetër Arbnorit i duhet pr erë dora sepse ka shkruar në bur gun e Burrelit me qëIIim që t’i botojë librat në Perëndim dhe të diskreditojë pushtetin popullor dhe komunizmin.
Kështu nanë, mbas 18 vjetëve bur gu m’u shtuen edhe 12 vjet të tjerë, por ti mos u mërzit se unë do të vij, e ti do të më pritësh shëndosh e mirë. E randësishme asht që unë të vij i ndershëm në shtëpi.
Përqafime motrave, Florën e puth, Jueji Pjetri
Burimi: Arkivi i familjes së Pjetër Arbnorit