“Na kanë lënë pa dru, sapo kanë ikur mediat”, studentët që e gdhinë te kryeministria rrëfejnë preslonet


Një grup studentësh e kanë kaluar mbrëmjen e djeshme nën reshjet e shiut përpara kryeministrisë, ndërsa pas mesnate policia iu ka hequr dhe drutë e zjarrit që përdornin për ngrohje.

Lutja e tyre e transmetuar përmes ekranit të Fax News ditën e sotme ishte një dhe e vetme: Na lini drutë qëtë ngrohemi.

‘’Mbrëmë na kanë lënë pa dru nga ora 1 sapo kanë ikur mediat. Pres ioni është prej policisë. Ju lutem drutë na i lini”, u shpreh një prej studentëve.

Nga ana tjetër një prej studentëve u shpreh se pas mesnate atyre iu janë marrë dhe kartat nga ana e policisë dhe iu është kërkuar llogari se në cilën prej universiteteve qëndronin.