Mynyr Koni, vetëm me pagë mujore, ka 13 llogari bankare, vilë 160 mijë euro, 11 apartamente, 3 dyqane, toka, pemëtore


E ka nisur “magjinë” e pasurimit me një apartament 50 m2, të blerë 4500 USD në vitin 1996, me kursimet nga pagat dhe shitje perimesh në Maminas, por në vitin 2016 ka arritur pasurinë që po publikojmë, ndërkohë që pas kapjes së postit të Rektorit në pazare (rotacion) me Dhori Kulen, në prill 2016, ka shtuar 3 apartamente, 2 makina dhe 400% vlerën e llogarive bankare

Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sip. 90.3 m2 në Tiranë, blerë më 08.09.2011, vlera 72 000 euro.
Pronar një apartamenti banimi me sipërfaqe 92.86 m2 në Tiranë, blerë më 12.12.2005 me të ardhura familjare, i paregjistruar, vlera 74 300 euro.

Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sip. 58 m2 në Tiranë blerë më 31.07.1996, me kursime familjare 500 000 lekë dhe 1 000 000 kredi bankare, vlera totale 1 500 000 lekë.
Pronar me 100% i një toke arë me sip. 2650 m2, Njësia Administrative Maminas, Bashkia Shijak, përfituar nga ligji 7501.

Pronar me 100% i një toke pemëtore, plus truall dhe ndërtesë me sip. 350 m2, nga të cilat 150 m2 truall dhe 60 m2 ndërtesë në Njësinë Administrative Maminas, Bashkia Shijak,
Bashkëshortja, Edlira Koni, pronare me 100% e një dyqani me sip. 45 m2, blerë më 23.03.2008 me të ardhura familjare dhe të ardhura nga aktiviteti privat (farmaci), vlera 45 000 euro.

Bashkëshortja, Edlira Koni pronare e apartamenti banimi me sipërfaqe 219 m2, në Lundër, pranë TEG, Tiranë më 09.03.2016, për të cilin nuk është paguar asnjë këst, vlera 160 000 euro
Gjendja e llogarisë bankare, në një bakë të nivelit të dytë më 25.05.2016, të ardhura nga pagat, 54 mijë e 392 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 25.05.2016, të ardhura nga pagat, 670 mijë 975 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në “Comercial Bank”-Tetovë, Maqedoni, llogari page 3 600 euro.
Bashkëshortja, Edlira Koni, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 25.05.2016, të ardhura nga paga, 5 milionë e 700 mijë lekë.

Bashkëshortja, Edlira Koni, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 25.05.2016, të ardhura nga pagat, 642 mijë e 233. lekë.
Bashkëshortja, Edlira Koni, gjendja “Cash”, të ardhura familjare, 1 000 000 lekë.

Vajza, Iris Koni, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 25.05.2016, të ardhura nga kursimet familjare, vlera 5 545 euro.
Vajza, Iris Koni, llogari bankare në “Banca Populare di Sondorio”-Milano, Itali më 25.05.2016, të ardhura nga Universiteti Politeknik i Milanos.

Pronar me 100% i një autoveture tip “Benz A Class”, prodhim i vitit 2000, blerë më 03.03.2008, me të ardhura nga pagat, vlera 350 000 lekë.
Të ardhura nga pagesa si pedagog me kohë të pjesshme në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Maqedoni, 3 500 euro.

Të ardhura nga paga si dekan, 633 883 lekë.
Bashkëshortja, Edlira Koni, të ardhura nga aktiviteti privat farmaci, qarkullimi për periudhën (janar-25.05.2016.), vlera 5 milionë e 260 mijë lekë.

Të ardhura nga pagesa si pedagog në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Maqedoni, 3 500 euro.
Të ardhura nga paga si pedagog i ftuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, 89 760 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog i ftuar në Universitetin Mjekësor, Tiranë, 49 962 lekë.
Të ardhura nga paga si profesor në Universitetin e Tiranës, 917 518 lekë.
Të ardhura nga puna si profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, 490 euro.
Bashkëshortja, Edlira Koni, të ardhura nga aktiviteti privat, fitimi neto (1 janar-31 dhjetor 2016, vlera 1 milion, 539 mijë e 422 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga si pedagog i ftuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, 118 989.67 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga si pedagog i ftuar në Universitetin Mjekësor, Tiranë, 104 854 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga si profesor në Universitetin e Tiranës, 665 918.68 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Comercial Bank, Tetovë, Maqedoni nga puna si profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, 490 euro.

Bashkëshortja, Edlira Koni, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, të ardhura nga biznesi, 34 679 lekë.
Djali, Z. Aldo Koni, llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga bursa e studentit më 31.12.2016

Djali, Aldo Koni, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga bursa e studentit 17 800 lekë.
Vajza, Irisa Koni, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, të ardhura nga kursimet familjare, 6 000 euro.

Vajza, Irisa Koni, gjendja e llogarisë në Banca Populare di Sondrio, Milano, Itali, të ardhura burse nga Universiteti Politeknik, Milano, 3 577.86 euro.