Motra e Bes Kallakut shtatzënë për herë të dytë, foto me barkun e rrumbullakosur


Motra e Bes Kallakut, prezantuesja Ana Kallaku është shtatzënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo pak më parë.

Ana ka postuar një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan të zi dhe shkruan se po lutet ta ketë sa më shpejt ëngjëllin e saj në krahë.

“Vec lutje për ty që së shpejti të të kem në krahë”, shkruan motra e Besit.

Ky do të jetë fëmija i dytë për prezantuesen pasi ajo ka edhe një vajzë 4-vjeçare me emrin Amla./Xing.al