Pasagjerët e një aeroplani janë trembur shume gjatë një fluturimi nga Las Vegas në Florida pasi motori i mjetit fluturues është shkatërruar në mes të ajrit.
Në pamjet e publikuara duket sikur një pjesë e motorit të aeroplanit po bie gjatë fluturimit.
Në videot shihet që shtresa mbrojtëse e motorit është prishur, duke ekspozuar mekanizmin e brendshëm.
“Motori u shqye gjatë ngritjes,”-thonë pasagjerët në Twitter. “Njerëzit filluan të uIërisnin.”
Frontier Flight 260 u nis për në Tampa në orën 7:12 me 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord dhe u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar të Las Vegas McCarran në orën 7:27.
Aeroplani u ul në mënyrë të sigurt dhe nuk kishte të lënduar, sipas linjës ajrore.