Vala e protestave që kanë shpërth yer në Ballkan janë të organizuar nga Rusia.
Qëllimi i këtyre protestave, sipas mediave rumune është për të sfiduar pushtetin e qeverive pro-perëndimore.
Një prej gazetave rumune ka shkruar ditën e sotme se pas protestave që kanë përfshirë përveç Shqipërisë, edhe Rumaninë, Malin e Zi, Francën dhe Serbinë, fshihet Rusia.
Pas arre stimit të një deputeti opozitar në Podgoricë, mijëra persona pushtuan rrugët ditën e djeshme.
Këtë fakt, gazeta rumune e lidh me marrëdhëniet e ngushta që opozita malazeze ka me Rusinë, kryesisht me marrëdhëniet kreus së opozitës Ludovik Orban me presiddeneti rus Vladimir Putin, si dhe me financimet e drejtëpërdrejta nga Kremlini dhe rolin e luajtur ndaj tentativës për grusht shteti në vitin 2016, një tentativë e sponsorizuar drejtpërsëdrejti nga GRU, Shërbimet Inteligjente Ushtarake Ruse.
Grushti i shtetit i organizuar në vendin fqinj kishte si qëllim që të pengonte Malin e Zi, një hallkë strategjike në interesat e Rusisë, që të anëtarësohej në NATO, një kauzë të mbrojtur nga demokratët sot në opozitë.
Sipas gazetës rumune, Rusia e nisi me protestat në Francë me pretekstin e taksës së re për karburantin për të ardhur deri te protestat në Shqipëri.
Për Francën, media e bën lidhjen me admirimin që liderja e partisë më të madhe në opozitë Marine le Pen ka për politikat e Putin.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2017, kur Le Pen arriti një rezultat historik duke kaluar në raundin e dytë përballë Macron, në të fitoi 35% të votave, në Francë u krijua një debat i madh mbi faktin që partia e saj kishte pranuar një sponsorizim të drejtëpërdrejtë prej 9 milionë eurosh prej rusëve.
Ndërsa për Shqipërinë, e lidh me kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili një vit më parë, u përfshi në një ska ndal të financimeve nga parajsat fiskale.
Mediat amerikane provuan se Basha kishte pranuar në fushatë një milionë dollarë sponsorizime nga disa oligarkë rusë, pasuria e të cilëve ishte fshehur në Belize dhe disa destinacione të tjera të njohura për një regjim fiskal të relaksuar, që favorizon pastrimin e parave.