Kryeministri Edi Rama në një lidhje “live” në emisionin “Open” në Top Channel është pyetur nga panelistët në lidhje me deklaratat e tij në takimin mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Pyetjeve të panelistëve për deklaratat e tij, që nga “what the f.uck” deri te fjala “gomarë”, Rama u është shmangur ose i ka ironizuar teksa qeshte, ndërsa vihet re tensioni i Eni Vasilit.
“Komenti i njëjti, ndjej dhimbje për shqiptarër, janë të detyruar të ndjekin debate në televizion. Jam realisht i trondltur”, u shpreh në një moment Rama.
Më tej ai iu drejtua panelistëve: “Mos përfitoni që unë nuk jam aty sepse nga larg e kam të vështirë t’ju dëgjoj”.